Mungesa e aktivitetit fizik shkakton 5 milion vdekje !!!
January 23, 2019
0 comments
Share

Mungesa e aktivitetit fizik shkakton 5 milion vdekje !!!

Të gjithë e dime që të bërit të një jete sedentare është me të vërtetë shumë e keqe për ne – por ju mund të mos e keni kuptuar akoma se sa e keqe është.

Një studim i bërë kohët e fundit, në të cili u studiuan më shumë se një milion njerëz, u zbulua se mungesa e aktivitetit fizik shkakton më shumë se 5 milion vdekje në vit. Dhe kjo është një shifër pothuajse sa ajo që shkakton pirja e duhanit, për të cilën Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se vret rreth 6 milion njerëz në vit.

Përpos kësaj, kërkuesit zbuluan se mungesa e aktivitetit fizik i kushton ekonomisë globale pothuajse 67.5 bilion dollar në kujdes shëndetësor dhe humbje produktiviteti.

Ndërkohë që, vetëm një orë në ditë aktivitet fizik mund ta eleminojë një gjë të tillë, shprehen ata.

Kërkuesit kanë dhënë alarmin e një lloj “epidemie” të mosaktivizimit fizik, duke cituar faktin se një në katër të rritur në botë nuk bën aktivitet fizik për të paktëm 150 minuta në javë, që është dhe koha minimale e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Edhe ky rekomandim prej vetëm 2.5 orësh në javë është mjaft i shkurtër, bazuar në atë që studiuesit kanë sygjeruar, ne duhet të bëhmë aktivitet fizik për të paktën një orë në ditë ose 7 orë në javë.

“Ju nuk keni nevojë të bëni një sport të caktuar apo të shkoni në palestër…ajo që ju duhet të bëni është të bëni të paktën një orë në ditë, se çfarë, zgjidheni ju,” shprehet Ulf Ekelund, profesor në Shkollën e Shkencave Sportive në Norvegji dhe në Universitetin e Cambridge, i cili rekomandon një shembull si: ecje me 5.6km në orë ose biçikletë me 16 km në orë.

Ata gjithashtu hodhën poshtë edhe mitin se qëndrimi për tetë orë ulur në ditë po na vret dalëngadalë. Njerëzit që qëndrojnë ulur për aq gjatë, por që në pjesën tjetër të kohës janë aktivë, janë më pak të rrezikuar nga vdekja e parakohshme, në krahasim me ata që ndoshta qëndrojnë më pak ulur, por janë më pak aktivë. Gjithçka ka të bëjë më shumë me kohën që lëvizni, sesa atë që shpenzoni ulur.

Sigurisht, rrezikun më të madh ndaj vdekjes së parakohshme e kanë ata që shpenzojnë orë të gjata ulur dhe nuk bëjnë kurrëfarë aktiviteti fizik.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *