Mundjes i shtohet edhe një klub shqiptar, KM Shkupi zyrtarizohet!
February 22, 2022
0 comments
Share

Mundjes i shtohet edhe një klub shqiptar, KM Shkupi zyrtarizohet!

Zyrtarisht mundjes i shtohet edhe një klub i ri. KM Shkupi tashmë do të jetë në mesin e klubeve që do të garojnë në kampionatin shtetoëror. Njoftimi ka ardhur nga vet klubi i Shkupit që përmes faqes së tyre kanë komunikuar vendimin nga Regjistri Qendror i RMV-së.

Njoftimi i klubit të mundjes Shkupi:

Tani me edhe zyrtarisht morem vendimin nga Regjistri Qendror i RMV per themelimin e Klubit te mundjes “SHKUPI”!

Vendi jone po behet me i pasur edhe me nje klub ne kete sport, per ta perforcuar me shume konkurencen dhe me kete shpresojme edhe rezultatet e sportisteve tane.

K.M. SHKUPI perbehet kryesisht nga sportiste te rinj por me pervoje ne kete sport, te cilet pas vetes kane lene medalje te ndryshme nderkombetare. Keta dashamire te sportit te mundjes tani e tutje deshirojne qe pervojat e tyre t’ua trashegojne me te rinjve, qe edhe ata ta vazhdojne traditen e sukseseve nderkombetare.

Shpresojme qe me pune do te arrijme suksese edhe me te medha ne kete sport!

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *