Mundësit e rinj përgatiten në kampin shkollor
Në Ohër ka disa ditë që ka filluar kampi shkollor 2017, i teti me radhë. Në këtë kamp përgatiten sportist të rinj nga të gjitha sportet, ndër to edhe mundja e cila drejtohet nga trajneri i KM Liria, Bunjamin Ebipi. Ai për portalin “ArenaRing” tha se ky kamp po i përmbush të gjitha standardet që i duhen një sportisti dhe për këtë përgëzon organizatorët.
“Ky kamp organizohet nga Federata e Sportit Shkollor dhe përfshihen të gjitha sportet, poashtu edhe Mundja. Ky aktivitet për mundësit eshte nje motiv plus per te vazhduar me sport. Përgatitjet po rrjedhin mirë, ku përveç ushtrimeve po e shfrytëzojmë kohën e lirë edhe për relaksim duke notuar në liqenin e Ohrit”, tha Ebipi.