Muharrem Hasani shikohet si “Herkules” në plazhet e Shqipërisë
August 1, 2019
0 comments
Share

Muharrem Hasani shikohet si “Herkules” në plazhet e Shqipërisë

Njëri prek Kikboksierëve më të mirë shqiptar të të gjitha kohërave, Muharrem Hasani, ka vendosur që pushimet vjetore ti kaloi në bregdetin shqiptar. Ai po shihet nëpër plazhet e qytetit të bukur të Vlorës si një herkules i vërtet, sidomos kur futet në deti pasi pamja e tij ngjason shumë me titanët që dikur ndesheshin nëpër arenat luftarake.

Shpesh herë ai ndalohet nga vizitorët duke kërkuar madje edhe autografe kur kuptojnë se kush është. Hasani nuk ka harruar të vizitoj edhe vendlindjen e tij në Kosovë, ku ka vazhduar me pushimet. Cekim se kampioni përveç se po pushon ai aspak nuk ka ndalur ushtrimet dhe shpesh është parë duke vrapuar nëpër plazhet edhe atë në orët e hershme. Sigurisht se ai nuk dëshiron asgjë t’ia lë kohës sepse gjithnjë dëshiron të jetë i gatshëm për duelet e tija të ardhshme që e presin në vazhdim.

Duhet cekur se Muharrem Hasani është edhe një fans i madh i veturave luksoze sidomos ato sportive ku edhe posedon një të tillë dhe kjo e kompleton atë si një person atraktiv, transmeton portali për sporte luftarake “ArenaRing”.  Ndryshe, Hasani jeton dhe vepron në Ëinterthur të Zvicrës dhe po në këtë vend ka edhe një palestër moderne “Muki Gym” ku edhe stërvis sportist të njohur, ku ndër ta kampionin e botës, Shkodran Veseli.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *