Muharrem Hasani me vetura luksi po pushon ne Shqipëri
Njëri prej kikboksierëve më të mirë shqiptar, Muharrem Hasani, ka vendosur sërish që pushimet vjetore ti kaloi në bregdetin shqiptar. Pas një viti shumë te ngarkuar si ne aspektin fizik ashtu edhe psikik nga pandemia “Covid 19”, ai po shijon ne mënyrën më të mirë bukurit që i ka Shqipëria, madje ai po kënaqet edhe me disa foto sesione qe madje po tehiqin shume edhe vizitoret e shumte qe po gjenden afër.
Cekim se kampioni përveç se po pushon ai aspak nuk ka ndalur ushtrimet dhe shpesh është parë duke vrapuar nëpër plazhet edhe atë në orët e hershme. Duhet cekur se Muharrem Hasani është edhe një fans i madh i veturave luksoze sidomos ato sportive ku edhe posedon një të tillë dhe kjo e kompleton atë si një person atraktiv.
Ndryshe, Hasani jeton dhe vepron në Ne Volketswil të Zvicrës dhe po në këtë vend ka edhe një palestër moderne “Muki Gym” ku edhe stërvit sportist të njohur si dhe eshte pronar një firme të ndertimit ku ka mbi 60 punëtorë. Firma ka emrin HB Inova AG.