Muharrem Hasani lëndohen në stërvitje mirëpo shpejt rikthehet
September 4, 2019
0 comments
Share

Muharrem Hasani lëndohen në stërvitje mirëpo shpejt rikthehet

Njëri prej Kikboksierëve më të mirë shqiptar të të gjitha kohërave, Muharrem Hasani, i cili ka edhe shkollën e tij në Volketswil – “Muki Gym” ka qen i pafat javën e kaluar pasi në stërvitje është lënduar në këmbë dhe është dashur urgjentisht të bëj një kontrolle tek mjeku ku edhe i kanë preferuar që të qëndroj për disa ditë në spitalin e Cyrihut. Këtë lajm, Hasani, e zbuloi për portalin e specializuar për sporte luftarake “ArenaRing”.

“Stërvitjet e mija gjithnjë janë të fuqishme dhe me intensitet mirëpo pas një pakujdesije timen erdha deri tek një lëndim në këmbë dhe u desh të paraqitem në kontroll ku edhe më preferuan që të qëndroj disa ditë. Sipas mjekut asgjë nuk është serioze dhe së shpejto do të largohem i shëruar plotësisht”, deklaroi Hasani, duke shtuar se nuk do të lëshoj as ndeshjen e planifikuar në “Enfuzion” në Gjermani me nxënësin e tij Shkodran Veseli që do të zhvillohet më 7 shtator,  kurse kundërshtari i tij do jetë edhe një kampion bote, Regilio Van Dem Ent.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *