Muharrem Hasani iu rikthehet ushtrimeve të fuqishme
January 30, 2020
0 comments
Share

Muharrem Hasani iu rikthehet ushtrimeve të fuqishme

Njëri prej Kikboksierëve më të mirë shqiptar të të gjitha kohërave, Muharrem Hasani, vitin 2020 e ka filluar me ushtrime maksimale dhe kjo po vërehet nga intensiteti i  shtuar në palestrën e tij “Muki Gym” në Volketswil.

Dhe kjo është shenj e mirë për Hasanin pasi ai po rikthehet nga një lëndim që ka pasur në këmbë dhe të njëjtin e ka larguar një kohë nga palestra por edhe nga luftërat. Kështu ky lajm i gëzuar për fansat e tij po paralajmëron si një mundësi e mirë që kampioni shqiptar ta shohim shumë shpejt në ring, pse jo më një duel super të fuqishëm, ashtu siç i ka pasur shumicën e ndeshjeve në karrierën e tij. Në ditët e ardhshme portali për sporte luftarake “ArenaRing” do të zhvilloj edhe një bisedë për planet për vitin 2020.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *