Muharrem Gjocaj me lajm bombastik !!!
October 24, 2019
0 comments
Share

Muharrem Gjocaj me lajm bombastik !!!

Promotori  i njohur shqiptar, Muharem Gjocaj, ka paralajmëruar fansat e boksit shqiptar dhe atij ndërkombëtar se së shpejti do të del me një lajm bombastik për titull për boksierin e tij, Labinot Xhoxhaj, por më pas edhe për Seid Xhemajlin.

Sipas tij, ky lajm pritet të bëhet zyrtare javën e ardhshme, kur stafi teknik do të mblidhet dhe do ti shqyrtoj ofertat që kanë ardhur nga bashkëpunëtori i ngushtë, Avdyl Salihu nga “ArenaRing BoxPromotion”, i cili është përgjegjës për negociatat me disa Federata evropiane e botërore për të zhvilluar ndeshje për titull, si dhe për gjetjen e kundërshtarit që i përmbush kriteret e federatave përkatëse.

Ky vendim i stafit teknik dhe atij botëror për ti dhanë shans për titull Labinot Xhoxhaj është i drejtë kur dihet se ai ka zhvilluar 13 ndeshje në boksin profesionist ku  prej tyre ka po aq fitore, ndërkohë që njejtë qëndron edhe Seid Xhemaili ku prej 8 ndeshjeve ka po aq fitore.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *