Muharem Hasani i gatshëm për dy duelet e ardhshme
September 13, 2018
0 comments
Share

Muharem Hasani i gatshëm për dy duelet e ardhshme

Kikboksieri i njohur kosovar që jeton dhe vepron në Zvicër, Muharrem Hasani më 29 shtator do të ketë një ndeshje interesante pasi do të ballafaqohet me një luftar shumë të papërshtatshëm që quhet Karamoustekas Michail, kurse atë e pret edhe një ndeshje më 17.11.2018 për titull bote WKU WM deri më 95 KG, por kundërshtari ende nuk dihet.

“Momentalisht po përgatitem për ndeshjen e ardhshme që më pret në fund të këtij muaji. Po ndihem mirë dhe besoj se do të paraqes një luftë të mirë ndaj kundërshtarit tim, por pse jo edhe të arrij fitore. Më pas do të përgatitem edhe për ndeshjen e 17 nëntorit ku do përballem për titull”, tha Hasani për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *