Muhamet Jusufi sfidon veten në garën botërore në bodybuilding
August 22, 2017
0 comments
Share

Muhamet Jusufi sfidon veten në garën botërore në bodybuilding

Ka lindur në fshatin Lisec të Tetovës, në vitin 1997 ka emigruar në Zvicër ndërsa me bodybuilding meret tash e 5 vite. Ndonëse nuk e ka pasur ndërmend t’i futet këtij sporti seriozisht por vetëm si hobi, tentativat e trajnerit të tij për të sprovuar veten kanë qenë për faktin se ai ka potencial të madh sipas trajnerit zviceran.

Gara e parë në të cilën do të shfaqet Muhamet Jusufi është më 30 shtator në Schaffhausen të Zvicrës që më pas më 14 tetor ai poashtu do të jetë në një tjetër garë PDR kampion në gjithë shtetin zviceran, më 21 tetor ai do të prezantohet në një garë europiane në Gjermani, ndërkohë që në finale do të shfaqet në Qipro më 4 nëntor, garë kjo botërore ku do të shpallet edhe kampioni botërorë në bodybuilding.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *