Muhamet Deskaj triumfon në “WAKO Evropian Cup”
February 11, 2019
0 comments
Share

Muhamet Deskaj triumfon në “WAKO Evropian Cup”

Kosovari që jeton dhe vepron në Kroaci, Muhamet Deskaj ka shënuar edhe një sukses të madh në karrierën e tij duke triumfuar n WAKO evropian cup në 67 kg.

Ai deri tek ky sukses i madh erdhi pasi mposhti në gjysmëfinale ukrainasin Baziuk Bohdan kurse në finale u desh të takohet me Ivan Zidar, por ky i fundit nuk u ngjit në ring.

“Në këtë evinient kanë marr pjesë mbi 2000 garues nga e gjithë Evropa dhe mund të them lirisht se ka qen shumë garë e fuqishme. Është hera e parë që unë marr një rryp në karrierë dhe jam shumë i gëzuar se fitova. Falënderoi për përkahjen së pari familjen time dhe klubin ku ushtroj ‘PIT Bull Gum’ me trajnerët e mi Marko Žaja,Gordan Vatavuk dhe Luka Tomiq”, thotë Deskaj për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”, duke shtuar se për të nuk ka aspak pushim pasi pas një muaji në Osijek e pret  kampionati i Kroacisë në K1 dhe shqiptari duhet ta mbroj titullin dhe të futet poshtu në kombëtaren kroate.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *