Muhamet Deskaj pa konkurrencë në Kroaci, prapë kampion
March 12, 2018
0 comments
Share

Muhamet Deskaj pa konkurrencë në Kroaci, prapë kampion

Muhamet Deskaj edhe njëherë ka konfirmuar se nuk ka konkurrencë në Kroaci, duke arrit sërish të shpallet kampion në K1 ne 63.5 kg. Ai deri tek ky sukses erdhi vetëm me një luftë të fituar pasi shumica e kundërshtarëve largoheshin nga kjo kategori, vetëm e vetëm të mos të ndeshen me kikboksierin shqiptar. Deskaj për agjencinë për sporte luftarake “ArenaRing” tha se ndihet krenar për këto suksese.

“ Të them drejtën ka kohë që në Kroaci nuk kam shumë konkurrencë dhe ja që u bëra prap kampion me pak mund. Dua që në të ardhmen të kem më shumë lufta, por kjo nuk varret nga unë. Jam i gëzuar me suksesin dhe për këtë falënderoi edhe prindërit e mi si dhe trajnerët që më mbështesin shumë”, tha Deskaj.

Ndryshe, Deskaj shtatë vite me radhë është kampion i Kroacisë në të gjitha disiplinat, kampion botë në Savate Box, i dyti në kampionatin evropian për senior, por i dyti ishte edhe në kampionatin evropian për junior dhe i treti në botë në K1. Dy herë kampion i Kupës së Evropës (senior dhe junior). Në ndeshjet profi ka 9 fitore, 1 humbje ku 4 kanë qenë me KO.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *