Muhamet Deskaj kthehet me titullin e kupës evropiane
Kampioni i Evropës në WAKO, Muhamet Deskaj, pas 8 muajve larg nga ringu i është kthyer sportit aktiv edhe atë me sukses të plotë duke triumfuar në WAKO Europian Kup që u zhvillua në fundjavë në Karlovac të Kroacisë. Ai deri tek titulli ka arrit duke fituar dy ndeshje, ndër ta Stanislav Renita pjesëtar i gloru, kampion i FEA edhe KOK organizimit.
“Arrita dy fitore ndaj përfaqësuesve nga Italia dhe Moldavia. Pas 8 muajve jam kthyer në formë të plotë dhe jam shumë i gëzuar me suksesin e arritur. Tani pushim nuk ka sepse me 7 mars do e kem kampionatin e Kroacisësi dhe me 20 mars do ndeshem në një event profesional në Stamboll. Falinderoi familjen time e cila gjithnjë më mbështet dhe shokët e miqtë që gjithnjë vijnë afër meje”, thotë Deskaj për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”.