Muhamedi nga Tetova kampion bote në WFMC
October 23, 2017
0 comments
Share

Muhamedi nga Tetova kampion bote në WFMC

Kampionati botror në WFMC që u mbaj në Hagen të Gjermanis nga data 20-22.10.2017 , në këtë kampionat botror pjesmarës ishin nga të gjith shtetet ku numri garuesve ishte mbi 600 pjesmarës.

Garues ishin edhe nga Klubi “FIGHT CLUB LEVERKUSEN” nën udhëheqjen e nënkryetarit të federatës Gjermane Baki Hoxhaj.

Ndër to ishin edhe 4 Shqiptar nga Maqedonia dhe Kosova : Alina Hoxha , Lavdrim Abazi , Muhamed Abazi dhe Endrina Mirena

Alina Hoxha siguroj vendim e II-të dhe u stolis me medalje nga bronzi deri në kategorin 50kg.

Lavdirim Abazi siguroj vendin I-rë dhe mori titullin kampion bote deri në kategorin 40kg

Endrina Mirena siguroj vendin e I-rë në formën Korea Hardstyle në kategorin deri 35kg

Ndër to ajo që më së shumti tërhoq vemendjen e të gjith të pranishmive ishte pjesmarsi Muhamed Abazi i cili në tre kategori të ndryshme shpallet kampion i trefisht botror , Muhamed Abazi 11 vjeçar me prejardhje është nga Tetova.

Muhamedi në regullat e K1 40kg për ariti deri në finale dhe fitoj vendin e I-rë

Poashtu edhe me regullat e K1-Leicht Contakt 45kg ariti në finale dhe zuri vendin e I-rë.

Në Kategorin më të rend K1-Full contakt ishte kategoria më e rend e cila pritej me emocione të shumta pasi që pritej titulli i III-të me radh, por Muhamedi tregoj shkathtësi dhe ariti tja del edhe në këtë duel dhe u kurorzua me brezin e III-të si kampion bote. Muhamed Abazi 11 vjeç ishte i vetmi nga 600 garues që mori 3 vende të para si kampion bote.

Ndjehemi shum krenar me sukseset e garuesve tanë që aritëm në këtë kampionat , Kemi punu shum me këto garues, kemi dhën mund dhe pritshim suksese dhe ja aritëm që klubi jon “FIGHT CLUB LEVERKUSEN” të kthehet me 5 vende të para , një vend të dytë dhe dy vende të treta nga kampionati botror theksuan trajnerat e këtij klubi Baki Hoxhaj, Carlos Garcia dhe Arben Elezi.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *