Muhamed Vejseli triumfon në Kërçovë
Në vazhdën e turneeve të mundjes tradicionale në Maqedoni, Muhamed Vjeseli nga KM Studeniçani u shpall fitues në turneun organzuar nga klubi i mundjes Uskana nga Kërçova.Manifestimi i mundjes tradicionale u mbajt në fshatin Shitovë të Kërçovës.
Ndryshe, mundja tradicionale nëpër vendbanimet shqiptare në Maqedoni ka filluar të rikthehet dhe të mbështetet nga ana e qytetarëve.
Një organizim i tillë manifestimi ndërkombëtar “Tradita vazhdon”, pritet të mbahet edhe ne Studeniçan të Shkupit.