Motër e vëlla të motivuar maksimalisht për tu bërë kampionë
May 27, 2017
0 comments
Share

Motër e vëlla të motivuar maksimalisht për tu bërë kampionë

Të dielën në Shkup do të zhvillohet kampionati i Maqedonisë në karate për kadet, junior dhe U-21 që njëherit do të jetë edhe kualifikues për kampionatin botëror që sivjet zhvillohet në Tenerife të Spanjës.

Për KK Fati nga Tetova në këtë aktivitet do të garojnë motër e vëlla, Vjollca e Sherif Gafuri që kërkojnë me çdo kusht botërorin. Ata të dy për Arena Ring thanë se janë mirë të përgatitur dhe në Shkup do të sulmojnë medaljen e artë. “Me trajnerin tonë, Arlind Huseini kemi punuar maksimalisht që në sot të jemi mirë të përgatitur. Besojmë në vetveten dhe shkojmë në Shkup për tu bërë kampion”, tha me optimizëm, talentja, Vjollca Gafuri.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *