“Mos dëgjoni atë, Tyson Fury do të duelojë ndaj meje”
January 29, 2019
0 comments
Share

“Mos dëgjoni atë, Tyson Fury do të duelojë ndaj meje”

Boksieri amerikan Deontay Wilder, kampion i botës në peshën e rëndë në kategorinë WBC, ka bërë me dije se brenda dy javësh do të njoftojë datën dhe vendin e revanshit ndaj britanikut Tyson Fury. “Besoj se brenda 2 javësh do të bëjmë publike çdo detaj në lidhje me revanshin. Ka për të qenë një tjetër përballje e madhe”, u shpreh “bronze bomber” Deontay Wilder, 40 fitore, 1 barazim e asnjë humbje në karrierë.

Jemi duke i vënë gjërat në vijë. Do të jetë një sfidë epike, më e bukur se e para”, u shpreh më tej 33-vjeçari amerikan, që në sfidën e parë ndaj Fury doli barazim. Dueli i zhvilluar në Los Anxhelos me 2 dhjetor nuk nxori fitues. Mediat amerikane bëjmë me dije se edhe revanshi do të zhvillohet në Amerikë, por këtë herë në Las Vegas, në maj

Ky revansh mbyll përfundimisht shanset për një deul mes Tyson Fury dhe Anthony Joshua, përballja e dy boksierëve britanikë. Joshua, i cili mban titujt e kategorive IBF, WBA dhe WBO ka shpresuar deri në fund për duelin ndaj Fury më 13 prill, por tani i duhet të gjejë një rival. “Mos dëgjoni se çfarë thotë Eddie Hearn, nuk ka asnjë duel Joshua-Fury. Do të jetë sfida Wilder-Fury”, u shpreh Wilder.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *