Morina: Jam i përgatitur maksimalisht për ta mbrojtur titullin
September 5, 2017
0 comments
Share

Morina: Jam i përgatitur maksimalisht për ta mbrojtur titullin

Këtë fundjavë, respektivisht të shtunën, Kampioni i Botës në kikboks – W.K.U (-75kg), Dardan Morina do të mbroj titullin ndaj rumunit, Ardian Mitu. Morina për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” tha se ndihet maksimalisht i përgatitur.

“Përgatitjet për këtë duel i kam zhvilluar në Gjermani me trajnerin Mladen Steko dhe me vëllain tim. Kështu që jam I përgatitur maksimalisht për këtë duel”, tha Morina, duke shtuar se kundërshtarin e tij nuk e njeh shumë. “Rumunin nuk e njoh mirë, por mesiguri se edhe ai përgatitet maksimalisht. Por kryesorja është gjendja ime psikike ku për momentin jam shumë I fort dhe besoj në suksese”, përfundoi Dardan Morina.

Ndryshe, ky takim do të zhvillohet në Münich të Gjermanisë, kurse Morina beson se do të ketë edhe shumë shqiptar që do ta përkrahin drejt realizimit të fitores. Ndryshe, kjo do jetë hera e 18-të që do ta mbroj titullin kosovari.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *