Mjeshtëri Raif Musa, rruga e karatesë dhe sukseset në jetë
Raif Musa është një mjeshtër i madh i sporteve luftarake, i specialuar sidomos për karate dhe kikboks, ku edhe është trajner profesional në klubet Kastrioti nga Ferizaji. Me sport filloi qysh në fëmijëri, respektivisht në vitin 1981, kurse motivi se pse ka filluar kanë qenë në atë kohë filmat e njohur me Brus Li.
Ai gjatë karrierës së tij si sportist ka arrit suksese të respektuar, por gjatë gjithë kësaj periudhe ai e ka studiuar edhe të gjitha lëvizjet andaj edhe sot ka shumë licenca e diploma nga shkolla të shumta që ka kryer si në vend ashtu edhe jashtë saj. Musa është i vetmi shqiptar i akredituar për Kosovë,stilin shitoryu/shitokai, kurse posedon brezin 4 DAN.
Në një intervistë ekskluzive për portalin e specializuar vetëm për sporte luftarake “ArenaRing”, Raif Musa na tregon edhe për vështirësitë që i kanë pasur nga regjimi serb dhe sukseset që po i shënojnë tani. Ndryshe, Musa është i lindur në Vushtrri, kurse nga mosha 10 vjeçare jeton e veproj në Ferizaj. Ai ka kryer dy fakultete të ndryshme dhe master studime, kurse ka të kryera mbi 70 kurse të ndryshme profesionale e sportive dhe mbi 30 publikime shkencore për sport dhe shkenca sociale.
ArenaRing: Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport, dhe pse zgjodhët këtë sport?
Raif Musa: Me karatenë kam filluar që nga viti 1981/82, së bashku me shumë shokë të lagjes dhe të shkollës,sepse në ato kohëra ishin në trend filmat e njohur të Brus Lisë,dhe pothuajse çdo i ri impresionohej me ata filma.
ArenaRing: Në cilin klub u regjistruat dhe kush ishin trajnerët e tu ?
Raif Musa: Trajner i klubit,ishte prof.Fahri Mahalla,një mjeshtër i madh i karatesë, i cili llogaritet ndër shqiptarët e parë që ka hap klub në emër të vetin në Kosovë,më pastaj pas migrimit të tij në Zvicër ,klubin ka vazhdu me udhëheq vëllai i tij Gani Mahalla. Kam marr mësime në shumë seminare të ndryshme, tek mjeshtër të mëdhenj në vende të ndryshme dhe në kohë të ndryshme, po i përmend disa: Franjo Horn, Takashi Tokuhisa, Chojiro Tani , Rudolf Jakhel, Keiji Tomiyama, Naoki Omi, Kenei Mabuni, Hiroshi Murata, Yoshimi Inoue,etj.
ArenaRing: Pas sa muajve stërvitje u futët në ndeshje
Raif Musa: Në atë kohë ka qenë vështirë të futeshe në gara për kohë të shkurtër, sikurse bëjnë tanim shumica e trajnerëve që me pak ushtrime i dërgojnë nxënësit e tyre nëpër gara sportive.Trajnerët tanë ishin të rreptë sa i përket përzgjedhjes dhe kohëzgjatjes përgatitore për gara, dhe mendoj se tek pas një viti në një turne brenda seminarit që e përcjellim në Slloveni kam debutuar për herë të parë,një garë sa interesante,po aq e lodhshme.
ArenaRing: Na thuaj diçka për fillimin e karrierës suaj
Raif Musa: Karriera ime sportive është e bujshme me gara të niveleve të ndryshme në disiplina të ndryshme të sporteve luftarake përveç karatesë ,dhe është bukur atraktive dhe e ngjeshur me seminare dhe gara të organizuara brenda seminareve. Sepse disa kanë ambicie garuese dhe e përcjellin me ngulm adrenalinën,dhe shkrijnë gjithë potencialin e vet nëpër gara të ndryshme,që është për çdo lëvdatë. Kurse ca të tjerë studiojnë lëvizjet , teknikat dhe metodikën sportive,unë i përkas brezit studjues,dhe që nga fillimi kam dashur ta njoh burimin apo rrënjët e këtij sporti,prandaj çdo herë kam ecur në drejtim të avancimit dhe zhvillimit të kësaj lëmie.
ArenaRing: Ndeshja e parë dhe sa ishte e vështirë e njëjta?
Raif Musa: Jo aq vështirë,më tepër ishte një sprovë “stresuese” e cila të sprovon me ato që ke mësuar deri atëherë,dhe nga ndeshja kam dalë humbës,sepse kundërshtari ka qenë shumë më i avancuar se unë,por prap sjam dëshpëruar,kam vazhduar tutje.
ArenaRing: Sukseset e juaja ?
Raif Musa: Tanimë sukseset e mija janë rezultatet e studentëve të mi, sepse aty e shoh sa kam arritur të transmetoj gjithë dijen dhe njohurit e mija të vjelura nëpër vite, dhe jam i kënaqur,sepse nuk janë suksese të paketa dhe besoj se këto do të rriten së bashku me studentët që janë të mrekullueshëm. Fatmirësisht tanimë të gjitha rezultatet janë zyrtare, dhe besoj se jemi në rrugë të mirë.
ArenaRing: Problemet qe i keni pas gjate regjimit serb?
Raif Musa: Kemi pas problem,nga më të ndryshmet, që nga marrja në pyetje(biseda informative),e deri te maltretimi fizik. Por nuk jemi ndalur së vepruari,jemi munduar që të bëjmë masivizimin e sportit në përgjithësi,duke ushtruar nëpër lokale të papërshtatshme, garazhe e livadhe,vetëm e vetëm që sa më shumë të rinjë të përgatiten së pari fizikisht e pastaj edhe kombëtarisht për frymën e cila afrohej dita ditës.
ArenaRing: Sa është i zhvilluar ky sport në Kosovë?
Raif Musa: Është i zhvilluar bukur shumë,dhe dita ditës po hapëron bukur mirë në drejtim të analeve Evropiane e Botërore, krejt çfarë duhet bërë është që të ecim me rrjedhën e proceseve dhe që të udhëheqin me sportin meritorët e sportit e jo politikanët dhe demagogët.
ArenaRing: Stërvitni edhe Kikboks edhe karate, çka është nderlidhsija e tyre?
Raif Musa: Sportet luftarake kanë disiplina të ndryshme,nga të cilat më tepër i kam veçuar dy nga to që të mirrem më profesionalisht,prandaj Karateja dhe Kickboksi nga aspekti bazik i kanë disa premise të përbashkëta,kurse nga aksepti i garimit dallojn shumë. Po i përmend disa ndryshime: Në sportin e karatesë,pothuajse për të gjitha moshat jnaë të ndaluara goditjet e plota direkte,derisa te kickboksi janë të lejuara. – Tek karateja ndalohen rrepsisht goditjet rrethore me duar,kurse te kickboksi janë të lejuara. – Tek karateja janë të ndaluara goditjet me gjunjë,goditjet në rrotullim dhe kërcim,derisa te kickboksi të gjitha lejohen(varësisht nga diciplina),dhe shumë e shumë tjera.
ArenaRing: Disa fjalë për sukseset e këtyre klubeve dhe sa keni përkrahje nga afaristet por edhe nga komuna?
Raif Musa: Përkrahja nga institucionet komunale është e pakët,sepse nuk është e organizuar mirë forma e subvencionimit të sporteve kolektive dhe individuale. Është mendimi im që p.sh Karateja,Judo dhe Boksi të shpallen sporte nacionale,pasi që çdo herë kemi pas më shumë rezultate në këto tri disiplina sportive,prandaj edhe tek subvencionimi të jenë në majën e listës, e jo siç është deri më tani pothuajse në fund. Kurse kompanit private,në një farë forme skanë fajë që nuk janë të gatshme aq të ndihmojn klubet sportive, sepse ende nuk është miratuar ligji për sponzorizimin e sporteve.
ArenaRing: Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetjen?
Raif Musa: Fillimisht kur isha i ri fare, babai im ndjesë pastë,s’e ka pas për qef aq sportin e karatesë,kurse më vonë edhe ai më ka përkrahur, sidomos kur kam filluar të punoj si trajner. Kurse tanim,e kam përkrahjen e plotë nga gruaja ime, e cila vjen me mua pothuajse në çdo garë sportive,por edhe nga fëmijët e mij që i gëzohen çdo suksesi të klubeve që udhëheq unë.
ArenaRing: Sa keni bashkëpunime me sportistët tjerë në Kosovë dhe jashtë saj?
Raif Musa: Kam bashkëpunim të mirë,pothuajse me të gjithë trajnerët anekend Kosovës,Shqipërisë,Maqedonisë,Malit të zi,Preshevë e Bujanovc, sepse jam person që nuk i hezitoj bashkëpunimit dhe çdo herë i etur për dije dhe mësime të reja,sepse çdo trajner din diçka ndryshe nga unë,dhe me ato shkëmbime përvojash,vetëm sa e rris bagazhin tim prej trajnerit,që pastaj të transmetoj tek gjeneratat e reja,dhe të njejtin bashkëpunim e mbaj edhe me gjithë komunitetin sportiv në gjithë globin.
ArenaRing: Na thuani momentin ma prekës ne jetën tende dhe ajo e dëshpërimit?
Raif Musa: Ka pas shumë momente prekëse përpara vitit 1999,të cilat shpesh dinë edhe ta rrëmbejnë kujtesën time,mirëpo çdo herë jam munduar dhe mundohem të reflektoj energji pozitive, që së bashku me familjen,miqët dhe gjithë dashamirët e mi,të ecim drejtë sfidave dhe sukseseve të ndryshme të jetës.