Mitati pret të tregoj fuqinë edhe më nxënësit e tij në Bari
Sot në Bari të Italisë do të zhvillohet një eveniment i madh sportive “Crumo Appula a Fight Night” ku do marrin pjesë edhe klubi i kampionit të botës Mitat Isteri, i cili kësaj radhe ka vendosur të merr pjesë me tre garuesit e tij shqiptar Rifat e Behar Shehi si dhe Pellumb Isteri i cili do të ndeshet me Cosimo Fina në ndeshjen e mbrëmjes.
Ndryshe, Mitati thotë se nxënësit e tij ndihen mirë dhe se pret suksese. “Jam i kënaqur me formën e tre garuesve të mi dhe pres fitoret e radhës”, tha shkurt për portalin për sportë luftarake “ArenaRing”, trajneri Isteri.