Mitat Isteri triumfon dhe synon tani Tailandën
July 2, 2018
0 comments
Share

Mitat Isteri triumfon dhe synon tani Tailandën

Kampioni i botës në thaiboks, Mitat Isteri, nuk po di për humbje. Ai gjatë fundjavës ka arritur edhe një triumf të rëndësishëm në karrierën e tij duke mposhtur me pikë luftëtarin e njohur, Davide Petrollini.

“Ndeshje ishte shume e mirë, mendoja se do ishte pak më i lehtë për mua sepse kundërshtari vinte nga një përballje e vështire dhe mendova se do jetë i lodhur, mirëpo e tregoj të kundërtën. Unë isha pak i sëmurë më temperaturë mirëpo eksperienca ime dhe dëshira për fitore ishte në anën time dhe në fund e arrita triumfin”, deklaroi, Isteri për agjencinë për sporte luftarake “ArenaRing”. Ai na zbuloi se e të ardhmen e tij e sheh në Tailandë.

“Disa menaxher që ishin në Napoli më propozuan që unë në të ardhmen të ndeshem në Tailandë në ligat e tyre më të forta, mirëpo kjo do të varet edhe prej sukseseve të mija. Mirëpo një jam i sigurt se në shtator ose në tetor do të ndeshem në këtë vend dhe besoj se do kthehem me suksese”, deklaro Mitat Isteri.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *