Mitat Isteri të shtunën ndeshjet për titull bote
Mitat Istreri, , djaloshi me prejardhje nga Kavaja por që jeton dhe ushtron në Itali, të shtunën do të ketë një ndeshje K1 shumë të rëndësishme, pasi do të luftoj për titull bote në WORLD OF KICKBOXING edhe atë në Holandë.
Kundërshtar i tij do jetë holandezi Eljafarah van Castelen i cili njohët si një luftëtar shumë i fuqishëm, kështu që presim një ndeshje shumë interesante nëpërmjet këtyre dy kampionëve. Isteri për agjencinë për sporte luftarake “ArenaRing” thotë se është i përgatit maksimalisht, andaj pret edhe sukses. “Përgatitjet fizike i kam bërë në Itali në DOMS-WTA me trajnerin tim personal Giacomo Longo dhe të njëjtat kanë zgjat 2 muaj, ku nuk kanë munguar edhe sparingjet dhe ushtrimet tjera ku i kam zhvillu në ekipin TEAMISTERI. Sa i përket kundërshtarit e di se është shumë i fortë, por nuk mendoj se do të më ndaloj që ta mposht sepse ky titull duhet të jetë i imi dhe ashtu do jetë”, u shpreh optimist Mitat Istreri.
Ndryshe, djaloshi nga Shqipëria, në karrierën e tij ka arrit që katër herë të shpallet kampion i Italisë, kampion mediterani, kampion interkontinental, kampion internacional si dhe kampion bote.