Mitat Isteri, shqiptari i parë që do ndeshet në “Thai Fight” në Tajlandë
November 9, 2018
0 comments
Share

Mitat Isteri, shqiptari i parë që do ndeshet në “Thai Fight” në Tajlandë

Dy here kampioni i botës në WFMC, Mitat Isteri (67kg) ka marrë një ftesë të madhe që të merr pjesë në turneun e fuqishëm që organizohet në Tajlandë, Thai Fight më 24 nëntor. Djaloshi me prejardhje nga Shqipëria por që jeton dhe stërvit në Itali do të ndeshet ne turneun kryesor ku do jenë katër luftar dhe do të ndeshen për një çmim të madh.

“Të them drejtën jam shumë i gëzuar që më kanë ftuar në turneun kryesor në Tajlandë sepse unë do jem edhe i pari shqiptar që do ndeshem aty prej që është formuar ky aktivitet në këtë vend. Përgatitjet tani më i kam filluar dhe po ndihem shumë mirë, ndërkohë që nuk po mendoj asgjë tjetër përveç që të triumfoj. Shkurt duhet triumfuar sepse ndryshe nuk bën dhe kështu dua që të ngrisë edhe nivelin maksimal dhe të prezantoj me sukses kombin shqiptar në Tajland”, thotë ekskluzivisht për “ArenaRing”, Mitat Isteri.

Cekim se Isteri deri më tani ka zhvilluar 47 ndeshje ku prej tyre ka 33 fitore (15KO). I njëjti është kampion interkontinental, kampion mediteran dhe katër herë kampion i Italisë. Atë në të ardhmen do ta menaxhoj edhe “ArenaRing – Management promotion for Boxing, Kickboxing, Muay Thai and MMA”.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *