Mitat Isteri nuk di të ndalet, nokauton dhe  fiton titullin e botës
April 2, 2018
0 comments
Share

Mitat Isteri nuk di të ndalet, nokauton dhe  fiton titullin e botës

Kampioni mbetet kampion dhe këtë më së miri e tregoi në fundjavë kur në Holandë arriti edhe një sukses të madh në karrierë duke fituar titullin kampion bote në WORLD OF KICKBOXING (K1). Deri tek ky sukses i madh erdhi pasi mposhti me K.O. holandezin Eljafarah van Castelen, i cili njohej si një luftëtar i fuqishëm, mirëpo kundra shqiptarit ai u dorëzua para kohe. Ky sukses e ka gëzuar shumë Isteri, andaj edhe deri në orët e hershme të mëngjesit së bashku me stafin e tij kanë festuar.

“Kam pritur një ndeshje të fortë, mirëpo holandezi u dorëzua ndaj meje qysh në raundin e parë ku pas një goditje timen të fuqishme ai ra si lisi. Jam i gëzuar me këtë sukses normal, por unë nuk do të ndalem këtu dhe menjëherë do të rinis përgatitjet për duelet e ardhshme që më presin”, deklaroi për agjencinë për sporte luftarake “ArenaRing”, Mitat Isteri.

Ndryshe, djaloshi nga Shqipëria, në karrierën e tij ka arrit që katër herë të shpallet kampion i Italisë, kampion mediterani, kampion interkontinental, kampion internacional si dhe dy herë kampion bote.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *