Miocic: Jam pesha e rëndë më e mirë e historisë së UFC
January 22, 2018
0 comments
Share

Miocic: Jam pesha e rëndë më e mirë e historisë së UFC

Stipe Miocic ka shkruar historinë të shtunën në mbrëmje kur u bë luftëtari i parë që arriti të mbronte tre herë radhazi titullin e peshave të rënda pas fitores spektakolare ndaj Francis Ngannou në UFC 220.

Pas ndeshjes, kur Miocic është pyetur nëse meritonte të quhej pesha e rëndë më e mirë e historisë, ai është përgjigjur: “Patjetër që po,” shprehet Miocic në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Askush nuk e ka mbrojtur tri herë. Unë e kam bërë dhe jam ndeshur me vrasës në oktagon. Kam pasur një rrugë të vështirë të shkoja deri tek titulli dhe një rrugë të vështirë për ta mbrojtur. Kam luftuar me më të mirët.”

Miocic, 35 vjeç, nuk ishte favoriti megjithëse ishte kampioni në fuqi. Kjo për shkak të forcës së mbinatyrshme të Ngannou.

Por pas një raundi të parë të barabartë, raundet në vazhdim nuk kishin histori. Miocic arriti të kontrollonte kundërshtarin duke e mbajtur në tokë.

“Ndjeva që në raundin e parë që ai nuk do të më vinte në gjumë. Edhe ai e kuptoi, ia shihja në fytyrë. As ai nuk e besonte që isha akoma aty.

“Duhet shumë më tepër se forcë goditëse për të më mposhtur pasi kam një shpirt luftëtari. Ai është një kundërshtar i fortë, padyshim, dhe ka një karrierë të madhe përpara.”

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *