Miocic: I kënaqur nga UFC, do ta mbroj titullin edhe ndaj Cormier
July 3, 2018
0 comments
Share

Miocic: I kënaqur nga UFC, do ta mbroj titullin edhe ndaj Cormier

Stipe Miocic është sportisti i parë në historinë e arteve marciale mikes që e ka mbrojtur 3 herë titullin kampion bote në peshën e rëndë dhe do të kërkojë që këtë rezultat ta përsëritë edhe ditën e diel, në eventin e UFC-226, kur do të përballet ndaj Daniel Cormier (ky i fundit është kampion i peshës light heavyweight). Për këtë arsye, UFC i ka garantuar një premio të lartë sjarrëfikësit, në rast se do të arrijë të triumfojë edhe këtë herë, në eventin që do të organizohet në Las Vegas.

Unë dhe Dana White kemi biseduar dhe jemi të kënaqur nga njëri-tjetri. Kur më kërkuan që të dueloja me Cormier, i kërkova edhe një pagesë të mirë dhe ramë dakord. Tani është koha që të duelojmë në kafaz dhe t’i tregojmë botës se jemi dy kampionë”, tha Miocic.

Kampioni amerikan është gati për këtë sfidë dhe deklaron se nuk ka ndërmend që të dorëzojë titullin, të cilin e ka fituar dhe mbrojtur me sukses, duke qenë lider në peshën e rëndë. “Kam punuar shumë për të ardhur deri këtu, por nuk më tremb ajo që vjen përpara. Jam gati për këtë sfidë, jam përgatitur dhe do ta mbroj titullin. Sfida do të jetë e fortë, por jam mësuar me rivalë të tillë, ndaj ju garantoj se sërish titulli do të jetë në shpatullat e mia pas duelit”, u shpreh Stipe Miocic.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *