Miocic: Do ta mbyll karrierën si kampion bote
Pas deklaratës së Daniel Cormier, kampionit të botës në peshën “light heavyweight” se synon të bëhet kampion bote në dy pesha njëkohësisht (duke imituar Conor McGregor), duke synuar edhe atë të peshës së rëndë, ka ardhur reagimi i Stipe Miocic. Ky i fundit mban titullin e peshës së rëndë në artet marciale mikse, e ka mbrojtur këtë titull 6 herë në karrierën e tij dhe synon që të largohet nga kafazi me titullin.
“Akush nuk do të arrijë të më marrë titullin e peshës së rëndë. Daniel nuk ka për të bërë histori mbi kurrizin tim, pasi ky titull do të jetë i imi deri sa unë të tërhiqem. Unë jam kampioni i botës në peshën e rëndë dhe deri sa të jem unë në kafaz do të jem kampioni i kësaj kategorie. Unë do të largohem nga kafazi me titullin në shpinë dhe jo si humbës”, tha Stipe Miocic, 18 fitore e dy humbje në UFC në karrierën e tij.