Ministria kosovare ndihmon edhe Boksin e Mundjen
April 14, 2017
0 comments
Share

Ministria kosovare ndihmon edhe Boksin e Mundjen

Ministria e Sportit ka vazhduar t’u ndajë para federatave sportive edhe të premten. Ky dikaster qeveritar ka njoftuar se i ka ndarë edhe 404 mijë euro për gjashtë federata tjera sportive, pas 913 mijë eurove sa ua ndau të enjten gjashtë sporteve tjera.

Me nga 70 mijë euro për këtë vit do të mbështeten Federata e Boksit e Kosovës dhe Federata e Shenjëtarisë. Kurse, nga 68 mijë euro janë ndarë për Federatën e Mundjes dhe atë të Auto Sporteve. Tre mijë euro më pak kanë shkuar në Federatën e Çiklizmit, kurse me 63 mijë euro tjera është mbështetur Federata e Notit.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *