Miller provokon Joshua: Po shkel në një tokë të minuar
February 26, 2019
0 comments
Share

Miller provokon Joshua: Po shkel në një tokë të minuar

Boksieri amerikan Jarrell Miller, ka deklaruar sot se Anthony Joshua po bën një gabim të madh që po nënvlerëson atë dhe boksin amerikan. Më 1 qershor, Joshua, kampion bote në peshën e rëndë, do të debutojë në Amerikë dhe këtë gjë do ta bëjë ndaj Miller. Të dy boksierët janë të pamposhtur në karrierën e tyre.

Joshua është i tërhequr nga Amerika dhe dëshira për të dueluar në Nju Jork, por nuk e kupton se ka bërë gabimin më të madh të jetës duke u përballur me mua. Po shkel në një tokë që nuk e njeh, të minuar dhe ku mund të bjerë “KO” në çdo moment. Kur ta kuptojë këtë gjë do të jetë shumë vonë për të dhe titujt atëherë do të jenë të mitë”, tha Miller.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *