Miller kërcënon Joshua
April 8, 2019
0 comments
Share

Miller kërcënon Joshua

Boksieri i pamposhtur amerikan Jarrell Miller (23 fitore e 1 barazim) beson se më 1 qershor do t’i shkaktojë kampionit të botës në peshën e rëndë, britanikut Anthony Joshua, humbjen e parë në karrierë (22 fitore e asnjë humbje). Madje me KO. Dueli mes dy boksierëve, që nuk e njohin ende fjalën “humbje”, do të zhvillohet në stadiumin “Madison Square Garden” të Nju Jorkut.

Nuk i jap më shumë se 7 apo 8 raunde. Nuk e kam aspak frikë, madje jam gati në çdo moment t’i tregoj vendin. Unë jam një boksier dhe do të bëj detyrën time në ring. Joshua e di shumë mirë se me kë do të përballet dhe se ku. Ju garantoj me 100% se do ta hedh në tapet dhe do ta fitoj këtë duel me “KO”. Ka ecur shumë deri më tani, por rruga e tij përfundon këtu”, tha Miller.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *