Miller i pezullohet licensa për boksim, anullohet sfida me Joshua
April 19, 2019
0 comments
Share

Miller i pezullohet licensa për boksim, anullohet sfida me Joshua

Komisioni i Sportit të Nju Jorkut ka marrë vendimin për të pezulluar licensën e boksierit amerikan Jarrell Miller, duke bërë që sfida mes tij dhe kampionit të botës në peshën e rëndë Anthony Joshua të anullohet. Miller, 30 fitore e 1 barazim në karrierën e tij, doli pozitiv pas një testi antidoping të kryer më 20 mars.

Dueli mes Miller dhe Joshua do të zhvillohej më 1 qershor në Nju Jork, por tashmë britaniku duhet të gjejë një rival tjetër, ku do të mbrojë titujt e kategorivë IBF, WBA dhe WBO. Pezullimi i licensës konfirmon anullimin e këtij dueli mes Joshua e Miller, që është sfida e parë e britanikut në Amerikë. Joshua nuk heq dorë dhe është në kërkim të një rivali tjetër.

Janë disa kandidatë në garë për të zëvendësuar Miller në këtë duel që do të zhvillohet më 1 qershor. Në tryezën e Eddie Hearn, menaxherit të Joshua janë 5 emra: Luis Ortiz, Kubrat Pulev, Michael Hunter, Manuerl Charr dhe Adam Kownacki. Ai që do të përzgjidhet do të ketë rreth një muaj e gjysmë kohë për t’u përgatitur për këtë sfidë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *