Kandidatët që mund ta zëvendësojnë në duelin ndaj Joshua
April 18, 2019
0 comments
Share

Kandidatët që mund ta zëvendësojnë në duelin ndaj Joshua

Lajmi se boksieri amerikan Jarrell Miller ka dalë pozitiv gjatë një testi antidoping ka prishur planet e rivalit të tij, kampionit të botës Anthony Joshua. Me shumë gjasa kjo përballje mes tyre do të anullohet, por deri më 1 qershor, kur ishte planifikuar sfida, ka ende kohë. Për këtë arsye, Joshua dhe stafi i tij kanë nisur nga puna për të gjetur një zëvendësues.

Sipas mediave amerikane, në tryezën e Eddie Hearn, menaxherit të Joshua janë 5 emra: Luis Ortiz, Kubrat Pulev, Michael Hunter, Manuerl Charr dhe Adam Kownacki. I përzgjedhuri do të ketë rreth një muaj e gjysmë kohë për t’u përgatitur për këtë sfidë, ku Joshua do të mbrojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë (kategoritë IBF, WBA dhe WBO).

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *