Miller del pozitiv, në dyshim dueli me kampionin e botës
April 17, 2019
0 comments
Share

Miller del pozitiv, në dyshim dueli me kampionin e botës

Dueli për titullin kampion bote në peshën e rëndë mes Anthony Joshua dhe Jarrell Miller, që do të zhvillohet më 1 qershor në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut, është në dyshim. Boksieri i pamposhtur amerikan Jarrell Miller (23 fitore e 1 barazim) ka rezultuar pozitiv gjatë një testi antidoping me substancën PED.

Lajmi është konfirmuar mëngjesin e sotëm nga Eddie Hearn, menaxheri i Joshua. Ai tha se për momentin situata është në “vendnumëro”. Një test rutinë në urinë i kryer më 20 mars ka “kapur mat” boksierin amerikan, duke prishur planet e dy boksierëve.

Jemi informuar nga WADA se ka patur parregullsi në testin e kryer te Miller më 20 mars. Ne jemi duke punuar me të gjitha palët për të marrë sa më shumë informacion dhe për të gjetur një zgjidhje. Joshua është duke vijuar përgatitjet e tij për duelin e 1 qershorit”, tha Eddie Hearn.

Kjo situatë ka nxjerrë blof të gjithë, pasi nuk ka asnjë boksier “big” të lirë në atë periudhë për të zëvendësuar Miller në rast se ai pezullohet. Wilder do të duelojë më 15 maj, ndërsa Fury me 18 qershor. Joshua, 21 fitore e asnjë humbje në ring, do të mbrojë më 1 qershor titujt kampionë bote në peshën e rëndë në IBF, WBA dhe WBO.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *