Mersim Zeqiri një djalosh që në ring ngjitet me zemër luani
March 9, 2018
0 comments
Share

Mersim Zeqiri një djalosh që në ring ngjitet me zemër luani

Një djalosh me zemër luani dhe shumë punëtor po bën ndal ngadalë  karrierë në Zvicër. Bëhet fjalë për Mersim Zeqirin një talent i madh qysh nga fëmijëria andaj edhe në moshën 15 vjeçare filloi me Kickboks ku edhe pati edhe një debutim të suksesshëm. Gjatë karrierës së tij është përball me shumë gëzime por edhe hidhërime. Ndërkohë që nga ky sport u desh të bëj një pauzë për shkak një lëndimi që kishte, por nuk u dorëzua dhe u kthye sërish në ring si një trim i vërtetë. Ai sivjet planifikon të ketë më së paku 5 ndeshje dhe besoj se do të arrij suksese. Në një intervistë ekskluzive për agjencinë për sporte luftarake “ArenaRing” djaloshi me prejardhje nga fshati Garan i Kërçovës, thotë se ëndrra e tij është që të triumfoj në ndonjë titull botëror.

ArenaRing: Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport, dhe pse zgjodhët bash këtë sport

Zeqiri: Motivi më i madh se pse kam filluar me sporte luftarake kanë qenë filmat aksion me Bruce Lee si dhe Jean Cloud van Damme. Kështu ato aksione më dhanë përshtypje te madhe për kickboksin dhe doja që edhe unë të merrem me Martial Arts. Andaj në moshën 15 vjeçare u regjistrova në klubin “Kun Tai Ko” ku trajner kisha Roman Martin edhe Marcel Graf.

ArenaRing: Pas sa muajve stërvitje u futët në ring dhe na thuaj diçka për fillimin e karrierës suaj?

Zeqiri: Trajnerët që në fillim vërejtën kualitetin tim, andaj pas 6 muajve më futën në ring në light kontakt ku edhe triumfova. Fillimi i karrierës të them drejtën ka qen disi i lehtë për mua sepse edhe kam pas mbështetje edhe nga prindi im.

ArenaRing: Sa është I zhvilluar ky sport në vendin ku jeton

Zeqiri:  Kur kam filluar me ushtrime nuk ka qen edhe aq shumë i zhvilluar ky sport në Zvicër në krahasim me sot, sepse në këtë vend ma shumë preferonin futbollin, por shpresoj se në të ardhmen do të zhvillohet edhe më shumë.

ArenaRing: Ndeshja e radhës dhe ku po i zhvillon përgatitjet dhe si po rrjedhin te njëjtat ?

Zeqiri: Ndeshjen e radhës e kam në muajin Maj në Zvicër, kurse më pas planifikoj të ndeshem edhe në Winterthur më 2.6.2018 si dhe verës me 28.07.2018 kam një ballafaqim në Kerçove te Maqedonisë. Përgatitjet për këto duele i zhvilloj në klubin Raio Dojo, por edhe me miqtë e mi në klubin Superpro Fight Night te Shemsi Beqiri me Burim Aliun dhe Ali Adili që më mbështesin në çdo moment.

ArenaRing: Planet e juaja për të ardhmen ?

Zeqiri: Planet e mija janë që në të ardhmen të luftoj për titull Evropian si dhe për atë botëror. Shpresoj se do ja arrij qëllimit.

ArenaRing: Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje ?

Zeqiri: Familja në shumë aspekte nuk e ka pranuar këtë sport luftarak sepse është i rrezikshëm sipas tyre. Mendimi im personal është se futbolli është 20 herë më i rrezikshëm sport.

ArenaRing: Sa keni bashkëpunime me sportistët tjerë në Kosove – Shqipëri dhe jashtë saj?

Zeqiri: Po në Zvicër kam shumë bashkëpunime me shqiptarët që jetojnë këtu, por fatkeqësisht nuk kam shumë bashkëpunim kur jam ne Maqedoni apo Kosove.

ArenaRing: Ndjenja jote me e mire nga ky sport dhe me e keqja ?

Zeqiri: Ndjenja më e mirë e imja në këtë sport është kur arrij të fitoj, kurse e keqja kur humbas.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *