Mersim Zeqiri do ndeshet në vendlindjen e tij
April 13, 2018
0 comments
Share

Mersim Zeqiri do ndeshet në vendlindjen e tij

Më 28 korrik në Kërçovë do të zhvillohet një spektakël i sporteve luftarake ku do ndeshen shumë luftar të njohur shqiptar, kryesisht që vijnë nga Kërçova por që jetojnë dhe veprojnë jashtë vendlindjes, ku ndër ta do jetë edhe kikboksieri i cili jeton dhe vepron në Zvicër, Mersim Zeqiri. Ai për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” tha se ndihet krenar që do ngjitet në ring bash në Kërçovën e tij, atje edhe ku ka lind.

“Nga tani jam me plot emocione pasi më është realizuar ëndra që të ndeshem afër familjes sime dhe në vendin ku edhe linda. Nga tani kam filluar përgatitjet dhe besoj se me një fitore do ti gëzoj të gjithë”, pohoi Zeqiri, i cili me sportin e kikboksit ka filluar qysh në fëmijëri. Ndryshe, në këtë aktivitet do ndeshet për titull bote, Burim Aliu, si dhe do të paraqitet kampioni i shumëfishtë i botës, Shemsi Beqiri. Në ditet në vazhdim ArenaRing do i paraqet edhe luftëtarët tjerë që do ndeshen në këtë event.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *