Mersim Zeqiri dëshiron të rikthehet me fitore edhe atë me KO
February 6, 2018
0 comments
Share

Mersim Zeqiri dëshiron të rikthehet me fitore edhe atë me KO

Më 24 shkurt në Bazel do të zhvillohet evenimenti i parë nga pesë sa janë paraparë në vit “Fight Night in der Crosshalle“ ku organizator janë federata e re “New Generation Team“. Agjencia për spore luftarake “ArenaRing” si sponsor media i këtij eventi do ju sjell nga afër çdo të re nga ky eveniment, andaj ju njoftojmë se për këtë spektakël është paraqit edhe një luftar shqiptar. Bëhet fjalë për Mersim Zeqiri, një djalosh shumë luftëtar me karakter të fortë i cili një kohë ishte larg ringut për shkak një lëndimi, por i njëjti u kthye tani edhe më i fuqishëm ku që 1 vit intensivisht po përgatitet për aktivitet që e presin.

Kështu, Zeqiri u shpreh shumë i gëzuar që pas 2 viteve po kthehet atje ku e ka vendin. “Ka 1 vit që po përgatitem intensivisht për të dal në ring. Kam pasur edhe më herët disa oferta por të njëjtat janë anuluar. Tani mezi po pres 24 shkurtin kur do paraqitem në ring kundër Tristan Lesyak i cili me peshë është pak më i rëndë se unë, por për mu nuk luan rol të madh. Jam maksimalisht i motivuar si psiqikisht ashtu edhe fizikisht dhe përveq fitores asgjë nuk mendoj tjetër”, tha Zeqiri.

Ndryshe, ky djalosh i cili me prejardhje është nga Kërçova në karrierën e tij ka 8 ndeshje dhe shumicën e ka fitore, andaj presim një rikthim të suksesshëm të këtij djaloshi me zemër të madhe. Cekim se në eventin “Fight Night in der Crosshalle“ do paraqitet edhe një legjendë shqiptare, Urim Saiti.

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *