Mergim Asani po e pret me padurim vitin 2018 drejt sukseseve të reja
December 15, 2017
0 comments
Share

Mergim Asani po e pret me padurim vitin 2018 drejt sukseseve të reja

Mergim Asani, boksieri profesionist me prejardhje nga Shkup po vazhdon me përgatitjet e tij për ndeshjet e ardhshme, kurse ndeshja e tij e ardhshme pritet të jetë në fillim të vitit të ardhshëm. “Viti 2017 ishte jo edhe aq i suksesshëm për karrierën time sepse mu anuluan disa ndeshje, por për 2018 kam një plan program më të detajuar ku duhet ta shfrytëzoj maksimalisht”, thotë për “ArenaRing”, djaloshi me prejardhje nga Shkupi, por që jeton dhe ushtron në Vjen të Austrisë.

Ai shton se këtë fazë po e shfrytëzon duke i vizituar edhe disa klube për të bërë sparing. “Kam nevojë për sparingje të reja dhe tani po bëj kësi lloj stërvitjesh. Jam në formë të mirë dhe besoj se shumë shpejt do të ngjitem në ring duke arritur edhe fitore të reja”, deklaroi Mergim Asani, një djalosh luftarak që nuk dorëzohet lehtë në jetë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *