“Mentaz Allajbegu”, klubi që synon në të ardhmen kampionë
February 12, 2018
0 comments
Share

“Mentaz Allajbegu”, klubi që synon në të ardhmen kampionë

Klubi i mundjes “Mentez Allajbegu” edhe pse një klub ende i ri, pas vetës po shënon edhe sukseset e saja të para, ndërkohë që presidenti i klubit, Beni Allajbegu në vitin që lamë pas nxënësve i siguroj edhe palestër moderne me të gjitha kushtet e mundura. Me këtë rast, portali për sporte luftarake “ArenaRing” ka zhvilluar edhe një bisedë me Allajbegun ku ka zbuluar edhe disa momente prekëse por edhe të gëzimit prej momentit kur ai mori këtë post.

“Siç e dini ne jemi një klub i ri ku nga fillimi fatkeqësisht hasëm në disa pengesa të llojllojshme dhe të pashpjegueshme. Dua te ceki për pjesëmarrjen tonë të parë dhe të vetme si KM ‘Mentaz Allajbegu’ ne Kampionatin e Kosovës për pionier ne nëntor 2017. Paraqitja jonë debutuese ishte e tensionuar si tek fëmijët ashtu edhe tek trajnerët sepse ishin të njëjtit pa përvojë dhe nuk dinin se si do paraqiten, por ajo është normale në kësi lloj ngjarjesh, por ajo jonormale ishte sepse prezenca  e klubit tonë nuk ishte edhe aq e mirëpritur nga disa individ por edhe gjyqtar për fat të keq dhe të njëjtit u munduar të na shkaktojnë dëme, mirëpo ne nuk u nënshtruam të njëjtave dhe arritëm edhe rezultatet e para. Ne si klub edhe pas këtyre presioneve psikologjike, korrëm Fitore dhe u stolisem me 8 medalje. Tre vende te pare, një vend te dyte dhe 4 vende te treta. Sukses tjetër ishte përzgjedhja e laureatëve të vitit ku Vanesa Syla , Dafina Haliti dhe  Adian Makolli u zgjodhën shpresat e vitin  2017 / 2018. Unë personalisht dhe stafi i klubit me trajnerat Ilir Zeka – Avdi ( Lumi ) Syla jemi krenar  me nxënësit e klubit dhe me sukseset e para”, tha Beni Allajbegu duke zbuluar momentet se si erdhi deri tek hapja e kësaj shkolle të mundjes.

“Ne siç e ceket jemi klub i ri ku dhe synimi ynë është mos harresa e kolosit  të sportit mbarëkombëtar Mentaz Allajbegu, pra këtu kemi parasysh iniciatorin e pare i cili pasi qe Mentazi u nda nga ne, ishte Mustaf Syla i cili me njoftoj dhe me tha Beni unë e kam ndërmend te formoj Klubin e Mundjes ‘Mentaz Allajbegu’. Për palestrën (objektin ) i jam mirënjohës për jete Avdi Syles ( Lumit ) dhe te gjithë Familjes Syla.  Unë sa kam mundur kam kontribuar dhe do ndihmoj ne sfera të ndryshme. Gjithashtu dua te theksoj ndihmën e Ilir Zekes ku dhe atij i jam mirënjohës për çdo kontribut të dhënë.  Ditën e inaugurimit nuk do e harroj sa te jem gjallë, sepse ishte një ndjenje gëzimi suksesi qe ne së bashku  e realizuam pas shume mundimeve dhe sakrificave personale. Mundësuam dhe arritën synimin tona qe fëmijët të kenë një objekt  dinjitoz ku do sterviten”, tha presidenti i klubit. Ai ka shprehur vetëm fjalë miradije për punën që pe bojnë trajnerët e tij. “Jam tejmase i kënaqur me traineret ilir Zeka dhe Lumi Syla, për punën  dhe cilësinë të cilën e kryejnë me përkushtim të denjët.  Ne si klub jemi ne organizim e sipër ne sfera te ndryshme ku duhet te bëjmë strukture tekniko-organizative dhe ne te ardhmen e shpejte shpresojmë në bashkëpunim dhe me të paktën një doktor ( fizioterapeut ) ku ai te jetë prezent ne garat ku do marrim pjese ne raste lëndimi dhe ku ai do bën evoluimin fizik për çdo nxënës individualisht te paktën 3 mujor. Unë për fat te jetoj   larg  Kosovës, edhe pse here pas here jam ne Kosove dhe Maqedoni  dhe komunikimi është gati ditor ku nuk  mungoj për sugjerime, këshilla dhe vendime te përbashkëta por shume gjera bien mbi supet e tjerëve në klub”, pohoi Allajbegu.

Ndryshe, presidenti i klubit tregon edhe për bashkëpunimet që i ka me klubet tjera. “Sa i përket bashkëpunimit me klubet e tjera ne Kosove ( ku Mentazi ishte  themelues i gati të gjitha klubeve ) kemi bashkëpunim momentalisht vetëm me Klubin e Mundjes Prishtina ku dhe jemi shumë të kënaqur  dhe se fundmi është shfaqur dhe interes bashkëpunimi  nga klubi i Mundjes Kaçaniku dhe Klubi i mundjes Hani i Elezit. Pra klubi ‘Mentaz Allajbegu’ është i hapur për çdo bashkëpunim me çdo klub për të avancuar sportin dhe krijuar miqësi te ndërsjellta. Planet tona dhe synimet janë së pari një trup dhe mendje të shëndoshë për fëmijët te cilet jane anetar dhe perfaqesues te Klubit.  Ne jemi ne fillimet tona si Klub, ku kadale kadale do të avansohemi ku normal do të synojmë së pari Kampionatin e Kosovës në grupmosha të ndryshme kurse më pas edhe në garat ndërkombëtare. Shfrytëzoj rastin ti bëj thirrje miqve tanë të respektuar në përkrahje stërvitore të kalibrit botëror si Veton Asllani , Besim Jashari, Hamdi Syla, Safedin Krasniqi, etj . Klubi është edhe i juaji i të gjithëve”, tha Beni Allajbegu i cili edhe njëherë potencoi se familja Allajbegu, ku jam i autorizuar nga vet Mentazi me prokuror juridiko-gjyqësore të përfaqësoj Mentazin ne çdo çështje familjare private dhe publike qe i përket Mentaz Allajbegut. “Unë bëj thirrje dhe njëherë institucioneve përkatëse te me përkrahin për vendosjen e busteve te cilat janë be dhe janë gati ta respektojmë figurën botërore i cili dha te gjitha nga vetja jo vetëm në sport  ….. te vendosim bustet e ta kujtojmë e përkujtojmë kontributin e Kolosit mbarëkombëtar, Mentaz Allajbegu”. Në fund, Beni ka zbuluar se në të ardhmen do të hap edhe një klub të mundjes në Shkup me emrin “Mentaz Allajbegu”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *