Menaxheri programon rivalët e Joshua: Në verë, ndaj Jarrell Miller në Nju Jork
February 21, 2018
0 comments
Share

Menaxheri programon rivalët e Joshua: Në verë, ndaj Jarrell Miller në Nju Jork

Më 31 mars, kampioni i botës në peshat e rënda Anthony Joshua do të mbrojë titujt ndaj një tjetër kampioni, Joseph Parker, sfidë që do të zhvillohet në Kardif dhe që do të sjellë unifikimin e titujve te kësaj kategorie. Menaxheri i boksierit britanik po mendon që tani për të ardhmen e Joshua dhe sot ka konfirmuar se sfida e radhës do të jetë në Nju Jork. Madje Hearn u shpreh se rivali do të jetë Jarrell “Baby” Miller. Por kjo përballje do të zhvillohet vetëm nëse Miller do të triumfojë më 27 prill ndaj Duhaupas.

Wilder kerkon nje duel te madh ne peshat e renda ndaj Joshua

Mendoj se ka ardhur koha për të debutar në Amerikë dhe kjo gjë synojmë që të ndodhë këtë vit. Unë kam thënë disa herë se Miller është rivali i duhur për këtë debutim, duel që me shumë gjasa do të zhvillohet verën e këtij viti në Nju Jork. Ai është një rival i fortë dhe në rast se fiton duelin ndaj Duhaupas, atëherë mund të përballet me Joshua. Do të jetë një sfidë për titujt kampionë bote”, tha Hearn, që beson se “nxënësi” i tij do të triumfojë ndaj Parker pas një muaji.

Boksieret Anthony Joshua dhe Joseph Parker

Më tej, Hearn, shtoi: “Për një britanik, sfida në Nju Jork është objektivi kryesor dhe mendoj se dueli aty do të jetë i rëndësishëm për ne. për më tepër, që Jarrell është një boksier i asaj zone, ndaj do të jetë një sfidë e ndjekur nga fansat amerikanë. Edhe britanikët mezi presin të shohin Joshua që duelon dhe fiton në Amerikë”, tha Hearn, duke evituar një përballje Joshua-Wilder. “Nuk besoj se do të kemi një përballje me Wilder, për shumë arsye. Ne shohim edhe anën financiare kur planifikojmë të ardhmen”, u shpreh Eddie Hearn.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *