Menaxheri përgënjeshtron Joshua: Kemi nisur bisedimet për një duel britanikësh
December 25, 2018
0 comments
Share

Menaxheri përgënjeshtron Joshua: Kemi nisur bisedimet për një duel britanikësh

Ndryshe nga sa deklaroi një ditë më parë Anthony Joshua, menaxheri i tij Eddie Hearn ka bërë me dije sot se ka nisur bisedimet me stafin e boksierit britanik Dillian Whyte, për të zhvilluar një duel mes tyre më 13 prill 2019. Kjo sfidë mes dy boksierëve britanikë do të zhvillohet në stadiumin “Wembley”, në Londër.

Në fakt, kjo sfidë do të jetë një revansh për Whyte, me Joshua që e ka fituar përballjen e parë ndaj Dillian në vitin 2015, por asokohe sfida nuk ishte e vlefshme për titullin kampion. Ndërsa tani Joshua është kampion bote në peshën e rëndë dhe më 13 prill i duhet të mbrojë titujt. Duke qenë se sfida e unifikimit të titujve kampionë me Deontay Wilder është e pamundur, Joshua ka vendosur të duelojë sërish ndaj Whyte.

Ne duam Wilder, por duke qenë se ai është orientuar drejt revanshit me Tyson Fury, atëherë edhe ne jemi detyruar të shohim alternativa të tjera. Dhe në listë, pas Wilder, është Whyte, që fitoi duelin me Chisora dhe tani mbetet pretendenti numër 1. Edhe pse fansat duan një duel më të fortë, nuk kemi zgjidhje tjetër. Bisedimet kanë nisur, së shpejti do të ulemi me stafin e Whyte për të diskutuar më në detaje edhe pse ende nuk ka asgjë konkrete”, tha Eddie Hearn.

Një ditë më parë, Anthony Joshua e quajti Dillian Whyte një idiot dhe tha se nuk është i interesuar të duelojë sërish ndaj tij. Por i mbetur duarbosh, Joshua nuk ka alternativë tjetër, veçse të zgjedhë revanshin me Whyte. Ndërkohë që, një “mision i pamundur” duket edhe sfida e dytë me legjendën Wladimir Klitschko.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *