Menaxheri: Dueli mes Joshua dhe Wilder do të zhvillohet në prill
June 29, 2018
0 comments
Share

Menaxheri: Dueli mes Joshua dhe Wilder do të zhvillohet në prill

Eddie Hearn, menaxheri dhe promotori i boksierit britanik Anthony Joshua ka deklaruar sot se pavarësisht se këtë vit nuk ka shanse që të zhvillohet përballja me Deontay Wilder, propozimi mbetet ende në fuqi dhe se palët mund të duelojnë në prill të 2019-ës. “Marrëveshja është ende në fuqi dhe mund të gjejmë  gjuhën e përbashkët për ta zhvilluar sfidën vitin tjetër”, tha Hearn. Duke qenë se nuk u arrit marrëveshja Joshua do të mbrojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë ndaj rusit Alxeander Povetkin, i mandatuar nga WBA.

Wilder mban titullin e kategorisë WBC, ndërsa Joshjua të kategorive IBF, WBA dhe WBO. “Joshua ka shumicën e titujve kampionë, ndërsa Wilder vetëm një. Ne do t’i japim Wilder një titull të ri, atë të “Instagramit”. Ne jemi të mërzitur që nuk gjetëm një marrëveshje, por duket se ata nuk duan që kjo sfidë të zhvillohet. Por për ne kontrata është ende e vlefshme dhe ua kemi lënë marrëveshjen në tavolinë dhe jemi gati që atë ta zhvillojmë më 13 prill, në stadiumin “Wembley”. Nëse Wilder dëshiron, jemi gati”, u shpreh Hearn.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *