“Më vjen keq për rivalin, do largohet me sy të nxirë e dhëmbë të thyer”
June 12, 2019
0 comments
Share

“Më vjen keq për rivalin, do largohet me sy të nxirë e dhëmbë të thyer”

Më 15 qershor, boksieri britanik Tyson Fury do të përballet në Las Vegas me rivalin gjerman Tom Schwarz, një duel i vlefshëm për peshën e rëndë. Të dy boksierët janë të pamposhtur, por për Fury rivali i tij jo vetëm do të provojë grushtet e tij por edhe do të pësojë humbjen e parë në karrierë.

Prej kohësh mendoj vetëm për Schwarz. Do ta ndal pathyeshmërinë e tij, do ta shtyp në ring. Ju premtoj se ai do të largohet nga ringu me syrin e nxirë dhe me buzët që i kullojnë gjak. Ndoshta do të largohet edhe me ndonjë dhëmb të thyer. Nuk do ta lë në këmbë as 5 sekonda”, tha Fury.

Tyson Fury, 27 fitore e 1 barazim në karrierën e tij, rikthehet në ring pas 6 muajsh, që kur barazoi me Deontay Wilder. I pamposhtur edhe Schwarz, 24 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij. Fury ka deklaruar se do të duelojë sërish në shtator, por ende nuk dihet emri i rivalit të ardhshëm.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *