Më 22 dhjetor Adriatik Cami në Tiranë lufton për titull bote
Ajo që paralajmëroi para disa javëve agjencia e sporteve luftarake “ArenaRing”, tani më është zyrtare. Adriatik Cami, kampioni i Evropës i cili me prejardhje është nga Terbaci i Dibrës por që jeton dhe vepron në Greqi më 22 dhjetor do të mbyll karrierën e tij duke luftuar për titullin e botës edhe atë në kryeqendrën shqiptare në Tiranë, tek palestra e sporteve “Feti Berova” te kompleksi Dinamo.
“Po është e vërtet se kam bërë marrëveshje me palestrën dhe më 22 dhjetor do të luftoj për titull botë në WKA, kurse tani nga kjo federatë vetëm po pres edhe emrin e kundërshtarit që të më caktojnë . Kush do që të jetë për mua nuk do jetë problem sepse unë ka kohë që kam filluar përgatitjet dhe jam i gatshëm si psiqikisht ashtu edhe fizikisht për tu përballur maksimalisht në këtë duel dhe në fund normal të fitoj këtë titull që më mungon në karrierën time”, tha Cani për “ArenaRing”.
Ndryshe, Pritet një spektakël i madh andaj edhe ja vlen që të mbështetet ky trim shqiptar që karrierën e tij kryesisht e ka ndërtuar në Greqi ku edhe ka zhvilluar shumë ndeshje amatore por edhe profesionale, ku prej 12 përballjeve ka arrit vetëm një humbje edhe atë të pamerituar. Ai poashtu ka qen kampion Ballkani, nënkampion Evrope dhe shumë herë triumfues i titullit grek. Për ndeshjen në Tiranë, Adriatik Cami nga tani ka shprehur emocionet e tij edhe atë ekskluzisht për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”.
“Normal se do jem i emocionuar pas një karriere të bujshme që kam pasur. Kam filluar me sportet luftarake qysh në moshën 11 vjeç dhe gjatë kësaj periudhe kam pas shumë suksese. Tani do ndeshem në vendin tim Shqipërinë edhe atë për titull bote dhe kjo më emocionon e sidomos kur edhe do jetë përballja ime e fundit në ring. Mirëpo besoj se me mbështetjen e publikut shqiptar unë do arrij edhe të mbyll karrierën me titullin kampion bote”, thotë Cami.