Më 21-22 nëntor mbahet turneu ndërkombëtar i boksit “Adem Jashari”
November 9, 2020
0 comments
Share

Më 21-22 nëntor mbahet turneu ndërkombëtar i boksit “Adem Jashari”

Më 21-22 tetor do të mbahet turneu ndërkombëtar i boksit “Adem Jashari”, ka njoftuar Federata e Boksit të Kosovës.

Deri më tash pjesëmarrjen e kanë konfirmuar boksierë nga gjashtë shtete: Bullgaria, Zvicra, Sllovakia, Maqedonia, Mali i Zi e Shqipëria, ndërsa po pritet konfirmim edhe nga Suedia e Kroacia.

Federata e Boksit të Kosovës ka njoftuar se pasi palestra e sporteve në Prishtinë është e rezervuar në atë datë, turneu “Adem Jashari” do të mbahet në palestrën “Dilloni Benz” në Fushë Kosovë.

“FboxK do të respektojë këshillat e dala nga IKSHPK, MKRS,M.SH. që në palestra të mbyllura mos të ketë më shumë se 50 persona (garues, trajner, delegate, mjek sportive etj.)turneu do te zhvillohet pa publik”, thuhet në njoftimin.

Gjysmëfinalet do të organizohen më 21 nëntor nga ora 17:00. Ndërsa finalet më 22 nëntor nga ora 12:00.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *