McGregor zbulon të ardhmen
February 6, 2019
0 comments
Share

McGregor zbulon të ardhmen

Conor McGregor do të përfundojë pezullimin e marrë nga Komisioni i Sportit në Nevada më 6 prill dhe më pas është i lirë të rikthehet në kafaz. Ish-kampioni i dyfishtë i botës mund të zhvillojë një duel surprizë ndaj një ish-rivali, brazilianit Jose Aldo.

Dy sportistët janë përballur një herë mes tyre, në vitin 2015 (UFC-194), duel të cilin irlandezi me fitoi me “KO” pas vetëm 13 sekondash. Jo vetëm kaq, por McGregor mori edhe titullin kampion bote të peshës “featherweight” (pesha 61-66kg).

Ka qenë vetë McGregor ai që ka konfirmuar se i pëlqen të duelojë sërish ndaj Jose Aldo. Ky i fundit dueloi këtë fundjavë në eventin UFC Fortaleza, në Brazil, para fansave të tij, ku fitoi me “KO teknik” ndaj Renato Moicano.

Irlandezi ka mbetur i mahnitur nga ky sukses dhe mbi të gjitha nga atmosfera që ishte krijuar në Brazil. “Do të dëshiroja që një ditë të duelojë në atë vend, në Brazil. Dua të dueloj aty për të gjitha fansat brazilianë. Vjet isha pranë marrëveshjes për të dueluar në Rio de Zhaneiro… Ndoshta kjo sfidë do të ndodhë herën tjetër, do të jem aty”, shkruan McGregor.

Pas kësaj deklarate ka ardhur replica e Jose Aldo, që tha: “Për mua do të ishte fantastike të përballesha sërish me Conor. Do të ishte një sfidë fantastike. Mendoj se në përballjen e parë nuk isha në gjendje të tregoja punën e bërë, u munda shumë shpejt dhe ishte rastësi. Nëse do të kem një mundësi tjetër, atëherë do të ishte një histori tjetër”, tha Jose Aldo.

Aldo dhe McGregor para sfides se pare

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *