McGregor tregon tatuazhet, shëtitje me biçikletë në Nju Jork
June 21, 2018
0 comments
Share

McGregor tregon tatuazhet, shëtitje me biçikletë në Nju Jork

Conor McGregor vazhdon të qëndrojë në Nju Jork, ku disa ditë më parë mbërriti për t’u paraqitur para gjykatës, pas incidenteve që krijoi para eventit të UFC-223. Irlandezi ka përfituar nga qëndrimi në Nju Jork për të shëtitur në rrugët e këtij qyteti me biçikletë. Ikona e arteve marciale mikse ecte në rrugë gjysmë i zhveshur, duke i dhënë biçikletës së bashku me mikun e tij Cian Cowley.

McGregor duket se ka dashur të tregojë tatuazhet e tij në trup, pa u merakosur për njerëzit, ndërkohë që është në pritje të procesit të radhës, që zhvillohet më 6 korrik. Irlandezi nuk duelon në kafaz prej nëntorit 2016, ndërkohë që një vit më parë debutoi në ring, ku u mund nga Floyd Mayweather. Pavarësisht se nuk duelon perj kohës, duket se McGregor po shijon jetën jashtë kafazit.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *