McGregor takon Babagjyshin, ka një kërkesë për Krishtlindje
November 20, 2017
0 comments
Share

McGregor takon Babagjyshin, ka një kërkesë për Krishtlindje

Conor McGregor është një kampion bote në artet marciale mikse, është një “i fortë”, por ka edhe një zemër të butë, të cilën e ka zbuluar sot përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Instagram”. Kampioni irlandez i UFC-së ka postuar disa foto që ai ka bërë së bashku me familjen e tij, gjatë një vizite me Babagjyshin, ku dhe i ka kërkuar atij që të “mbrojë familjen”. Ky ishte edhe takimi i parë për djalin e tij Conor Jr. me plakun e Krishtlindjeve. Conor u bë baba në maj të këtij viti dhe bashkë me bashkëshorten e tij ka blerë sot dhuratat e festave të fundvitit.

Por kjo nuk ka qenë kërkesa e vetme që McGregor ka patur për Babagjyshin, pasi i ka kërkuar që të mbrojë titullin kampion bote të peshës së lehtë, teksa pritet të duelojë ndaj Tony Ferguson, por ende nuk ka një datë zyrtare për këtë sfidë. Irlandezi ka qenë shpesh aktiv me daljet e tij publike në evente të ndryshme të arteve marciale mikse, por ende nuk po rikthehet në kafaz, teksa sfida e fundit në oktagon daton në nëntor të 2016-ës, kur u shpall kampion bote. Nuk dihet nëse UFC-ja do t’i rezervojë një vend në eventin e UFC-219, që zhvillohet më 30 dhjetor, në Las Vegas.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *