McGregor sulmon luftëtarin: Çfarë do ai krimb me brez në shpatull
February 11, 2019
0 comments
Share

McGregor sulmon luftëtarin: Çfarë do ai krimb me brez në shpatull

Conor McGregor nuk ishte i kënaqur me Kevin Gastelum gjatë kësaj fundjave.

Gastelum duhet të ndeshej me Robert Whittaker në ndeshjen e titullit për peshën e mesme, por sfida është anuluar për shkak të një dëmtimi të australianit disa orë përpara evenimentit.

Gastelum ishte një spektator gjatë UFC 234 dhe deklaroi veten si kampionin e peshës së mesme.

Ai mbante me vete një brez, i cili më pas u zbulua që ishte i Henry Cejudo-s, por The Notorious nuk ka qeshur aspak me gjestin e tij.

“Çfarë do ai krimb me brezin në shpatull? Ai ka krimba në lëkurë. Ishte qesharake që do ndeshej për titullin kampion, jo që të qarkullonte me brezin e artë.

“Dikush duhet ta zgjidhë këtë problem dhe të sterilizojë brezin.”

McGregor ka komentuar pasi ka parë që Gastelum kishte marrë një lloj infeksioni në fytyrë gjatë qëndrimit në Australi.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *