McGregor stërvitje në Nju Jork, konfirmon: Marrëveshja është pranë
August 1, 2018
0 comments
Share

McGregor stërvitje në Nju Jork, konfirmon: Marrëveshja është pranë

Conor McGregor mbetet një sportist unik, që nuk ka komplekse dhe këtë gjë e ka treguar edhe gjatë kohës që ndodhet në Nju Jork, duke u stërvitur në parkun e këitj qyteti. Një stërvitje rutinë e irlandezit, që pasi evitoi burgun mendon për rikthimin e tij në kafaz, gati 2 vjet pas duelit të fundit në UFC. Irlandezi ka shijuar këto ditë në Nju Jork duke shëtitur në rrugët e Manhatan dhe më pas duke u stërvitur në Central Park së bashku me partnerin e tij Cian Cowley, të cilin e ka ngritur peshë në krahë.

Të dy, McGregor dhe Cowley i shpëtuan një dënimi të rëndë pas marrëveshjes me gjykatën e Nju Jorkut, pas incidentit që ata krijuan para eventit të UFC-223, kur goditën me sende të forta autobusin ku ishin sportistët. Duke folur për televizionin amerikan TMZ, irlandezi tha: “Është fantastike, jam në formë dhe gati për t’u rikthyer. Jemi shumë pranë marrëveshjes për një duel. Ende nuk ka asgjë zyrtare, por jemi shumë pranë”, tha Conor McGregor, që pritet të duelojë për titullin kampion të peshës së lehtë ndaj Khabib Nurmagomedov.

Unë besoj se duel do të zhvillohet këtë vit, shpresoj shumë. Tani jam në Nju Jork, po shijoj qëndrimin këtu , pasi e adhuroj këtë qytet. Më pëlqen që të dueloj sërish në “Madison Square Garden”, por besoj se sfida ime e radhës do të jetë në Las Vegas”, u shpreh McGregor. Gjasat janë që sfida e tij me Khabib Nurmagomedov të jetë më 6 tetor, në “T-Mobile Arena” të Las Vegasit.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *