McGregor shpalos planet, ja rivalët e mundshëm për rikthimin
October 1, 2017
0 comments
Share

McGregor shpalos planet, ja rivalët e mundshëm për rikthimin

Kampioni irlandez i arteve marciale mikse, Conor McGregor, ende nuk ka vendosur se cili do të jetë rivali i radhës, madje nuk di ende nëse do të rikthehet në kafaz apo do të vazhdojë karrierën në ring, ku dhe bëri debutimin një muaj më parë. Në një deklaratë për mediat, ikona e arteve marciale mikse ka bërë me dije të gjitha mundësitë që ka për sfidën e radhës. Nëse trajneri i tij John Kavanagh preferon që irlandezi të rikthehet në kafaz, për të zhvilluar sfidën e tretë ndaj Nate Diaz, vetë McGregor ka deklaruar se ai ka një listë më të gjatë rivalësh dhe mundësish. “Po shoh me kujdes se çfarë mundësish kam përpara para se të vendos”, tha irlandezi gjatë një interviste televizive në vendlindjen e tij.

McGregor dhe Diaz gati per sfiden e trete mes tyre

Për herë të parë, irlandezi tha se mund të përballet me fituesin e duelit mes Tony Ferguson dhe Kevin Lee (zhvillohet më 7 tetor, në UFC 216), ndërkohë që një opsion është edhe duel me Paulie Malignaggi në MMA, me boksierin amerikan që mund të debutojë në kafaz. Por, më interesantja është një revansh mes tij dhe boksierit Floyd Mayweather, ndaj të cilit humbi me “KO teknik” në raundun e 10-të një muaj më parë. “Natyrisht që një duel për një tjetër titull në UFC është i mundshëm, apo triologjia me Nate Diaz, pa harruar revanshin me Mayweather apo mundësinë që Malignaggi të debutojë në kafaz. Pra, të gjitha këto opsione janë në tryezën time dhe poi  diskutojmë, për të zgjedhur më të mirin”, u shpreh Conor McGregor.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *